Botuar në vitin 1902, libri i tij me përshtypje nga udhëtimi nga Shqipëria (ende pjesë e Perandorisë Osmane), na jep një tablo të gjallë e mjaft interesante të Shqipërisë së kohës, ç’ka e bën atë një ndër veprat më të rëndësishme të literaturës italiane kushtuar Shqipërisë.
Gjatë gjysmës së parë të shekullit që shkoi, Ugo Ojetti , ishte një personalitet mjaft i njohur i kulturës italiane. I lindur në Romë në vitin 1871 dhe vdekur në Firence në vitin 1946, Ojetti ishte, shkrimtar, gazetar, botues i një sërë revistash, kritik arti i njohur, si dhe autor i mjaft veprave.
Nga viti 1898 deri sa vdiq, Ojetti punoi për gazetën më të madhe italiane Corriere della sera, ku qe përgjegjës për faqet e saj kulturore, ndërsa në vitet 1926-27 u bë dhe drejtor i saj.
Në vitin 1930 Ugo Ojetti bëhet gjithashtu anëtar i Akademisë Italiane.
Marrë nga//ATSH
Redaksia Online
(shqiptarja.com)