TIRANE- Studentët e universiteteve private që u mbyllën nga ministria e Arsimit, duhet të përgatiten që vitet e shkollimit që ata kanë bërë të mos kenë të njëjtën vlerë në universitet publike. Zëvendësministri i Arsimit, Arbjan Mazniku, në një intervistë për “A1 Report”, shpjegon procedurën që do të ndiqet për ekuivalentimin e diplomave të 5800 studentëve të privatit që iu hoq licenca.
“Ne i kemi kërkuar institucioneve publike që të bëjnë një ekuivalentim të të gjitha programeve të institucioneve që janë mbyllur, të cilat përputhen me aktivitetet e tyre dhe ta bëjnë këtë informacion publik. Që në momentin që studentët do të shkojnë për t’u regjistruar në institucionet publike të arsimit të lartë. Ato duhet të dinë se ç'vlerë do të kenë në këtë institucion kreditit që ato kanë marrë tashmë në institucionet private ku ata ishin”, u shpreh Zv.Ministri i Arsimit dhe Sporteve, Arbjan Mazniku.
Sa i përket procedurave të regjistrimit të tyre në universitetet publike, Mazniku sqaron se privatët kanë detyrimin që deri më 10 shtator të depozitojnë në Ministri jo vetëm dosjet e studentëve, por çdo lloj dokumentacioni që ata kanë.
“Deri në datën 10-të çdo institucion i arsimit të lartë që humbi licencën kishte detyrim të sjelli të gjithë dokumentacionin përkatës jo vetëm dosjen e studentëve, të gjithë dokumentacionin e ruajtur për arkivim në Ministrinë e Arsimit. Ne do të sigurohemi që çdo student që ka ndjekur studimet dhe për të cilin ka mjaftueshëm dokumentacion për të vërtetuar qe studenti ka ndjekur studimet, që është regjistruar në të gjitha hapat e nevojshme do të këtë mundësinë që të ndjek studimet më tej”, tha Arbjan Mazniku.
Nesër pritet që të dalë udhëzimi i detajuar i Ministrisë së Arsimit për procedurën e regjistrimit të kësaj kategorie studentësh në universitete publike, ndërsa javën e fundit të shtatorit do të dalë edhe VKM-ja që do të shpërndajë këto 5800 kuota të reja, në të gjitha degët e universiteteve publike.
Intervista e plotë e Zëvendësministrit të Arsimit Arbjan Mazniku për “A1 Report”
/Shqiptarja.com

VIDEO