“Nëse unë kam udhëtuar me charter me ndonjë biznesmen, përfshirë Suzer, jam gati të jap dorëheqjen. Le ta verifikojë Basha. Por nëse kjo është gënjeshtër, ti Luli çfarë bën, je gati ta shkurtosh hundën?!-shkruan Ahmetaj
Ndërkohë sipas Bashës ndër projektet më korruptive është ai i koncesionit të Skavicës, për të cilin akuzoi ministrin e Ekonomisë, Ahmetaj se ka bërë negociata të fshehta, ka përfituar një çarter provat e udhëtime. “Peshkaqenit të bardhë Ahmetaj, Suzeri i ka sjellë çarter privat. Suzeri ti ka gjetur miqtë edhe në aviacionin turk. Sa herë ka udhëtuar me çarter? Sa herë ka udhëtuar dhe kush ia ka paguar”,- deklaroi Basha.
Ndër të tjera Basha shtoi se: “Jemi njoftuar për një tjetër koncesion, targa të reja me çip 50 euro do paguajë çdo shqiptar”.
Ministri akuzoi nga ana tjetër PD dhe Bashës se i frikësohen zhvillimit ekonomik të vendit dhe investimeve të huaja
"Vazhdon kalvari i budallallëqeve të nxjerra nga goja e administratorit të opozitës. Kanë hapur luftë frontale kundër investitorëve të huaj sepse i tmerron zhvillimi ekonomik i vendit. Këta kanë interes të kundërt me rritjen ekonomike siç duket. Meqë nuk ndodhi siç parashikonin skenarin grek, tani preferojnë skenarin e Pinokut!"-tha Ahmetaj
Ja çfarë tha Basha në mbledhjen e grupit
Koncesioni i Skavicës, i cili pas aferës CEZ është ndoshta projekti me korruptiv dhe pazari më i dyshimtë i Edi Ramës me pasuritë publike. Mungesë e plotë e transparencës. E fshehën vendimin që shpallën se e kishin marrë me 23 dhjetor. I dhanë 8 pikë bonus kompanisë Suzer, në lista të zeza kombëtare dhe ndërkombëtare, praktikisht i kanë falur koncesionin. Kur ne e denoncuam se kishte shkuar atje nga kjo kompani, me shpenzimet e kësaj kompanie, për të negociuar drejtpërdrejtë me këtë kompani në mënyrë të paligjshme, e mohoi.
Por faktikisht ia nxori petët lakrorit peshkaqeni i madh i bardhë. I shkau goja tek Arian Çani dhe pohoi se investimi madhor i kësaj qeverisje është Suzeri. Suzeri i cili i ka sjellë çarterin Arben Ahmetajt. i ke fshehur të dhënat e TIMS dhe nuk i ke vënë vulë pasaportës. Suzeri i ka gjetur miqtë edhe në policinë kufitare turke. Por të dhënat e aviacionit nuk i fsheh dot. Prandaj sot i kërkoj të bëjë publike se sa herë ka udhëtuar me çarter drejt Turqisë vitin e kaluar. Ku ka qëndruar dhe kush i ka paguar hotelin. Në pritje të përgjigjes sigurisht që një përgjigje e kemi edhe ne.
Negociata të paligjshme për këtë projekt të rëndësisë strategjike kombëtare për energjitikën dhe një projekt të sigurisë kombëtare për vendin. Ndërkohë që ka një studim të plotë që qeveria bën sikur nuk e di dhe vetë Edi Rama mundohet me taktikat e tij banale të ngatërrojë studimin francez të Tiranës me studimin francez të Skavicës i cili ekziston dhe të cilit i kanë rënë ndesh kapitull për kapitull me kontratën korruptive e cila nuk duhet, nuk mund dhe nuk do të kthehet kurrë në një kontratë të vlefshme ligjore në Republikën e Shqipërisë.
Le të vlejë ky si paralajmërim për Suzerin dhe Suzerët e tjerë. Dita do të jetë e shpejt kur do ta marrin me shkelma nga autoritet e zgjedhura me votë të lirë të vendit dhe të mos shpenzojë më asnjë cent për këtë aferë korruptive. Ne nuk do ta njohim. Skavica duhet dhe do të mbetet pasuri publike. Interesi i Shqipërisë dhe Shqiptarëve është që Skavicat të mbetet pronë e jona, të zhvillohet nga ne dhe jo ti falet në fshehtësi të plotë një kompanie pa asnjë eksperiencë në fushë.
Redaksia online
(s./m/shqiptarja,.com)