Në protestën e opozitës ka folur edhe një aktivist, që sipas Partisë Demokratike ishte i Partisë Socialiste. Agim Kaca u ngjit në podiumin e opozitës përpara Kryeministrisë nga ku deklaroi se ishte i zhgënjyer nga Rilindja të cilës ai i besoi katër vite më parë kur e votoi për rikthimin e PS-së në pushtet.
/Shqiptarja.com
Por Taulant Balla në një reagim në Facebook shprehet se Basha e nxori edhe para dy vitesh Agim Kacën në një takim elektoral në Dibër. Shefi i grupit të PS thotë se Kaca nuk ka qenë asnjëherë anëtar i PS.
“Lulzim, e bëre zbor këtë gjoja “socialistin”. E nxorre edhe para dy vitesh në një takim elektoral në Dibër. Nuk ka qenë asnjëherë anëtar i Partisë Socialiste ky. Siç ka thënë me të drejtë Jozefina Topalli: “Luli t’rren edhe kur e pyt sa asht ora”. Edhe sot gënjeu’ shkruan Balla në Facebook. 
Fotoja e publikuar nga Balla, Agim Kaca duke folur para dy vitesh dhe sot me PD
d.b/shqiptarja.com
d.b/shqiptarja.com









