“Sofra mirditore” mbledh së
bashku rapsodët e kësaj treve

“Sofra mirditore” mbledh së<br />bashku rapsodët e kësaj treve
Rapsodë nga të gjitha trevat e Mirdites u mblodhen në festivalin "Sofra Mirditore" që u organiza në Pallatin e Kultures në Rrëshen.

Nën ritmet e këngëve të kësaj krahine për dy orë më radhë rapsodët e kësaj zonë shpalosen telentin e tyre në këngë i cili është i trasheguar ndër breza.Kjo tërhoqi vëmendjen e dhjetra të pranishmëve të grupmoshave të ndryshme mes tyre edhe të moshuar që kishin mbushur sallen e pallatit të kultures të këtij qyteti. 

Drejtori i Pallati të Kultures ,Gjergj Marku, shprehet se ky festival ka si qëllim ruatjen e tradites së pasur folklorike të kësaj zone që tu transmetohet edhe brezave të sotëm.
 
Çmimin e këtij festivali të cilit i ishte vendosur emri i një prej ikonave të kngës Mirditore që sot nuk jeton më "Fran Vorfi" e mori këngëtarja Drane Gega, ndërsa për të gjithë rapsodet e pranishëm në këtë aktivitet Bashkia e Mirdites shpërndau çertifikata mirënjohje.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!