“Sofra Tiranse” mbledh
kryeqytetasit në festë

“Sofra Tiranse” mbledh<br />kryeqytetasit në festë
TIRANË – Në Tiranë është mbajtur mbrëmë edicioni i 14-të i “Sofra Tiranse”, takim i cili, ka mbledhur kryeqytetasit në festën e traditës.
Në skenën e Pallatit të Kongreseve janë ngjitur emra të njohur të këngës popullore si Sinan Hoxha, Valbona Mema dhe Amarda Akraxhiu. Bashkë me muzikën që shoqërohej nga numrat koreografik udhëhequr nga Kozeta Bakiu, Shoqata “Tirana”, ka ndarë edhe tre çmime.
Çmimi i parë, iu dha Bashkisë së Mesagne në Itali, të cilin e tërhoqi kryetari i kësaj bashkie, Franco Scoditi. Çmimi i dytë iu dorëzua këngëtarit nga Kosova, Ramadan Krasniqi nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi, ndërsa Çmimi i trerë iu dha grupit të tifozëvë “Tirona Fatatics”, nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Takimi i këtij viti u drejtua nga këngëtarja shqiptare, Gerta Heta.
“Sofra Tiranase”, e cila promovon ndër vite kulturën e kryeqytetit shqiptar, ka për synim, që brez bas brezi kultura të përçohet me vlerat e saj më përfaqësuese tek të gjithë brezat që do të vijnë.
Zanafilla e këtij spektakli nis në mesin e viteve ‘90, pikërisht në Sheshin “Nënë Tereza”, kur më tepër sesa një shoë i mirëfilltë skenik, "Sofra Tiranase" i ngjante një varieteje me humor dhe këngë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës