TIRANË – Kuvendi dërgon në prokurorinë e Tiranës raportin për hetimin ndaj ish zëvendës kryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu, ku mes të tjerash kërkohet ndjekje penale për të.
Burimet pranë kësaj prokurorie thanë për Shqiptarja.com se dosja e hartuar nga komisioni kuvendor hetimor me përbërje vetëm të demokratëve ka mbërritur të mërkurën në prokurorinë e kryeqytetit.
Përfaqësues nga kjo e fundit thanë se do të do të presin dhe vlerësimin e KLSH për të nisur më pas verifikimet nëse kemi të bëjmë me vepër penale apo jo.
Kjo për arsyen se, raporti i është dërguar njëkohësisht dhe Kontrollit te Larte te shtetit dhe auditit të Brendshëm.
RAPORTI: NDJEKJE PENALE PËR SPAHIUN
MË 1 mars demokratët kanë votuar pro raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar “Për nisjen e procedurës së shkarkimit nga detyra të zotit Kreshnik Spahiu, zëvëndëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. 69 vota pro dhe 54 kundër të socialistëve kanë ligjëruar shkarkimin e Spahiut, tanimë i dorëhequr nga KLD.
Kryetari i komisionit, Enkeled Alibeaj tha se, Spahiu ka devijuar nga institucioni Kushtetues duke u shfaqur në rolin e organizatorit të veprimtarive të Aleancës Kuq e Zi, ka shpërdoruar postin, ka trajtuar politikisht ligjin e Censusit dhe çështjen e ndryshimit të kombësisë, duke tentuar të cënojë marrëdhëniet me shtetet fqinje.
Sipas tij, Spahiu ka trajtuar në daljet mediatike çëshjen e ndryshimit të kombësisë.
“Në kundërshtim me hierarkinë e tij shtetërore e ka përdorur politikisht këtë çështje me doza hipokrizie dhe populizmi. Ai instrumentalizoi dhe adaptoi si pjesë të lëvizjes së tij politike edhe gjyqësorin. Duket qartë se gjithçka është luajtur me ndjenjat e shoqërisë duke instrumentalizuar pushtetin gjyqësor për motive egoiste individuale. Një tjetër çështje është ajo e censusit. Me të padrejtë e duke shtrembëruar atë çka parashikonte ligji u mundua ta paraqiste si proces që kishte të bënte vetëm me regjistrimin e popullsisë. Pavarësisht se në një shoqëri demokratike kushdo ka lirinë të shprehet dhe veprojë lirshëm në rastin e nënkryetarit të KLD-së burojnë nga ndalimet ligjore dhe kushtetuese”, u shpreh Alibeaj.
PRISHJA E MARRËDHËNIEVE ME GREQINË
Ai tha se ish zëvendëskryetari i KLD-së ka trajtuar çështjen e Shqipërisë etnike duke idealizuar edhe ata që artikulojnë këto ide. “Shteti shqiptar dhe i gjithë rajoni është përfshirë në një ideologji krejtësisht të ndryshme nga ajo që pretendon nënkryetari i KLD-së. Ideologjia thotë se aspiratat e të gjithëve plotësohen në një hapësirë që nuk njeh kufij, ndarje etnike apo racore. Për këtë politikë të jashtme është vlerësuar ky vend në rrafshin ndërkombëtar”, tha Alibeaj sipas të cilit Spahiu devijoi nga detyra e tij kushtetuese.
KOMISIONI HETIMOR
Në përfundim të hetimeve dy mujore, komisioni hetimor kuvendor, në përbërje të të cilit kanë qenë vetem deputetët e djathtë, publikoi më 27 shkurt, raportin përfundimtar për veprimtarinë e Spahiut. Sipas kryetarit Enkelejd Alibeaj, Spahiu ka devijuar nga institucionin kushtetues, ka shpërdoruar postin, ka trajtuar me negativitet cështjen e Censusit si dhe ka tentuar të cënojë marrëdhëniet me shtetet fqinje.
Për të gjitha këto argumenta, komisioni hetimor deklaron se do të kërkojë ndjekjen penale të Spahiut dhe për këtë qëllim raporti krahas Kuvendit, do t’i kalojë edhe Prokurorisë së Përgjithshme dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, për të bërë të mundur kthimin e parave me të cilat, sipas PD, Spahiu ka abuzuar gjatë kësaj kohe.
Komisioni hetimor nisi punën më 31 janar. Më 11 shkurt Spahiu dha dorëheqjen duke i paraprirë raportit ndërsa iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar përplasjen institucionale midis Parlamentit dhe Gjyqësorit.
Më 13 shkurtit debati u transferua edhe në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Pas mbi 5 orë debatesh për çështjen Spahiu u zhvillua një votim, ku KLD rrëzoi kërkesën e qeverisë për shkarkimin e Spahiut. Përfaqësuesi i qeverisë, ministri Eduard Halimi kërkoi që të mos pranohej dorëheqja e Kreshnik Spahiut.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com