“Spiunët” në administratë, Ndreu
 dhe Stërkaj kundër ministrit Çuçi

“Spiunët” në administratë, Ndreu<br /> dhe Stërkaj kundër ministrit Çuçi
Kanë qenë deputetët socialistë ata që i kanë dalë kundër projektligjit të ministrit Bledi Çuçi për mbrojtjen e sinjalizuesve. Nisma parashikon mbrojtje për punonjësit që spiunojnë shefat e korruptuar qoftë në shtet, qoftë në privat.

Por sipas deputetëve të PS-së në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ligji i lë shteg spiunëve dezinformues që të inkriminojnë dhe njerëz të ndershëm. Madje sipas Pjerin Ndreut shumë prej këtyre spiunëve, po drejtojnë dhe shtetin.

Paulin Sterkaj u shpreh se ky ligj mund të bëhet shkak për dëmtimin e grupimeve të ndryshme të biznesit. "A thua është më mirë me thirr ndërgjegjen publike që njërëzit që shohin fenomene negative e korruptive duke filluar nga drejtues dhe vartës se sa t'i stimulojmë me ligj dhe të krijojmë ca nukle që realisht unë me bindjen time personale si deputet mendosj se s'ka për të funksionuar në nivelin e duhur në kohën e duhur," tha Sterkaj.
 
Ndërsa për deputetin Pjerin Ndreu një ligj i tillë do të shkaktonte kolaps në sistemin e drejtësisë. ​ "Prandaj si realizuesit e gabuar dhe të rremë duhen të parashikohen aty në një nen të merret masa për ta. Duhet të mbyllen hapësirat e njerëzve që disinformojnë, që mbajnë vendin e punës me spiunlliqe të rreme, disinformacione, me intriga sepse intrigantët, disinformuesit, spiunët, servilët janë të parët e vendit në Shqipëri pastaj vijnë të tjerët. Kjo është e konfirmuar. Shteti shqiptar është shteti i servilëve, i disinformuesve, i hajdutëve që kanë marr frenat dhe kanë nxjerr tym dhe s'len kënd pa bërë me baltë dhe vetë dalin si të larët," shprehet Ndreu. 
 
Pavarësisht skepticizmit të shfaqur Komisioni i Sigurisë miratoi në parim ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot