“Srpska” i referohet Qeverisë
Thaçi “regjimi në largim”

“Srpska” i referohet Qeverisë<br />Thaçi “regjimi në largim”
Lista "Srpska" ka reaguar pas bllokimit të punimeve në veri të Mitrovicës, respektivisht te Kroi i Vitakut. Kjo listë i ka ftuar përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë që të përcjellin, siç thuhet, hapat e “regjimit në largim”, në mënyrë që të parandalohet “destabilizimi në Mitrovicë”.

Me “regjim në largim” ata iu kanë referuar Qeverisë në detyrë, pasi që sot zv/kryeministrja, Edita Tahiri dhe inspektorët e ndërtimit të ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, bllokuan punimët e ndërtimeve të objekteve të financuar nga Serbia te Kroi i Vitakut.

Në njoftim thuhet se “Lista Srpska” kërkon nga bashkësia ndërkombëtare të përcjellë këto që po ndodhin.

“E ftojmë regjimin në largim që të ketë kujdes në mënyrë që të shmangen pakënaqësitë dhe të mos ketë pasoja që mund të prodhohen nga tentimi që të luhet në kartën e nacionalizmit dhe të tregohet fuqia e sundimit të ligjit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Marrë nga "Indeksonline"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato