“Statujë njerëzore dylli”/Berlusconi
i “ngrirë” në moshën 81-vjeçare

“Statujë njerëzore dylli”/Berlusconi<br />i “ngrirë” në moshën 81-vjeçare<br>
Silvio Berlusconi ka mbajtur një profil relativisht të ulët që kur u dënua për mospagim taksash më 2013 dhe nuk u lejua që të mbante më asnjë post publik.

Por ish-kryeministri italian ka zënë sërish faqet e para të gazetave tani që blloku i tij i të djathtës duket se ka mjaft gjasa që të fitojë në zgjedhjet e ardhshme kombëtare.

Por nuk janë vetëm lëvizjet e tij politike ato që tërheqin vëmendje, pasi edhe pamja e 81-vjeçarit nuk kishte si të mos binte në sy.

Mjaft i familjarizuar me operacionet plastike, katër herë kryeministri i Italisë Berlusconi u duk si një statujë dylli njerëzore teksa mori pjesë në një takim të Forza Italias dhe në një shfaqje italiane chati të shtunën e kaluar, shkruan gazeta britanike Daily Mirror.

Balli i tij shkëlqente dhe buzëqeshja e tij duket si e ngrirë teksa ai i tha audiencës se një gjeneral i karabinierëve (policia ushtarake) mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Italisë.

Berlusconi nuk lejohet të mbajë poste publike për shkak të dënimit të tij për mospagim taksash. Ai po përpiqet që ta rrëzojë këtë vendim, por megjithatë është në kërkim të kandidatëve të tjerë në rast se ai e humbet betejën e tij ligjore.

[gallery]24938[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg