“Të jesh në kohën e gabuar në vendin e gabuar”.

Është shprehja që u shkon më së shumti përshtat të gjithë të rinjve që zgjodhën të festonin natën e ndërrimit të viteve në klub “Reina” në Turqi.

Nuk e kishin menduar që ajo natë do të përfundonte kështu. Të rinj në moshë zgjodhën që të argëtoheshin në një klub nate. Por zgjodhën vendin e gabuar.

Një person ende i paidentifikuar, zgjodhi t’ua prishte këtë moment të bukur dhe qëlloi me breshëri mbi ta duke u marrë jetën 39 personave dhe duke lënë të plagosur 69 të tjerë.

[gallery]20373[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)