Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv sonte po diskutohet për kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Tahirit dhe provat ku ajo bazohet. Ish-deputeti i PS, Piro Lutaj u shpreh se “Sot pamë një maskaradë, prokurorët donin të mbronin dicka që edhe vetë e dinin që nuk ekzistonte” deklaroi ai.
/Shqiptarja.com
Ndërsa Endrit Brahimllari i LSI kërkoi që drejtësia të lihet që të bëjë punën dhe shumica të mos ndërhyjë. “Ne duhet të lëmë drejtësinë që të bëjë punën e saj. Ka të bëjë me atë që ky parlament ka punuar për të pasur një reformë në drejtësi.
Duhet ta lëmë që të bëjë punën, asnjë nuk është prokuror. Hetimet do të vazhdojnë edhe e vërteta do të zbardhet. Me eksperiencën që ka Xhafaj duhet ta vendosë në vijë këtë punë. Nga ajo që pamë sot, drejtësia nuk po lejohet që të bëjë punën e saj. Shumica po bën përpjekje për të intimiduar” deklaroi ai.
dy.b/shqiptarja.com











