“Tahiri” Patozi: Basha në vend që
të luftojë qeverinë, po lufton partinë

“Tahiri” Patozi: Basha në vend që<br />të luftojë qeverinë, po lufton partinë<br>
Astrit Patozi ka komentuar zhvillimet  e fundit brenda Partisë Demokratike  nga mbledhja e fundit e grupit. Ai shkruan se armiqtë brenda PD vijojnë të jenë deputetët që janë treguar kritik me lëvizjet politike të Bashës dhe jo çështja “Tahiri”. 

Ne mendonim se Lulzim Basha po i mbledh njerëzit këto ditë për t'i organizuar kundër qeverisë, sidomos tani që çështja "Tahiri" i ka rënë opozitës si dhuratë nga qielli. Që në mos e rrëzoftë dot, të paktën t'ia bëjë jetën e vështirë Edi Ramës.

Por edhe pse qeveria është me brekë nëpër këmbë dhe po përpëlitet, këta e paskan hallin në vend tjetër. Ndiqni raportimet e shtypit për mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Shqetësimi nuk qenka, as droga, dhe as lidhjet e politikës me krimin, por si ta pastrojmë edhe më shumë partinë nga armiku i brendshëm. Pushka top ju bëftë, o trima!

Takova sot një deputet të listës "Basha" dhe i thashë me shaka se qeverinë edhe mund ta rrëzoni, kurse ne "armiqve" nuk na bëni dot gjë më. Sepse nuk keni nga çfarë të na shkarkoni. Vetëm burgu dhe vdekja kanë ngelur, por ato, për fat, nuk i ka në dorë Lulzim Basha” shkruan ai. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman