TIRANË - Secila nga ato përmban një histori njerëzore të veçanta dhe ndryshe nga njëra-tjetra. Ajo çka I bashkoi 8 të “burgosurat-aktore” në skenën e Teatrit Kombëtar nuk ishin vetëm hekurat apo shfaqja por edhe mesazhet e njëjta që u përpoqën të përçonin përmes historive të tyre të ndryshme.
27-vjeçarja E.M është e divorcuar prej katër vjetësh ka një vajzë, 6 vjeçare. Ajo është dënuar se u merrte para dhe sende me vlerë kalimtarëve dhe drejtuesve të automjeteve nën kërcënimin e një pistolete lodër, por në sytë e saj lexohej vetëm malli për vogëlushen e saj të cilën ajo priste me mall të takonte dhe përqafonte.
L.D është në burg pasi vrau bashkëshortin e saj me të cilin kishte pesë fëmijë. Me gjithë përpjekjet e saj, nuk mundi të duronte më dhunën sistematike të bashkëshortit të saj dhe në një çast presioni të lartë. Prej vitesh ajo është pas hekurave dhe në pak muaj do të jetë e lirë të bashkojë pjesën e mbetur të familjes së saj, 5 fëmijët pa të cilët ajo nuk jeton dot.
Histori të ndryshme, histori të trishta por që në vetvete tregojnë shumë për realitetin e vështirë shqiptar, ku këto gra të rrëmbyera nga çastet e dëshpërimit kanë kryer krime për të cilat janë penduar, e të cilat duan ti harrojnë duke dashur të vijojn të lira pjesën e mbetur të jetës.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com