“Të vegjlit”, Mediu: Konfederatë,
'OK' në zgjedhje nën siglën e PD

“Të vegjlit”, Mediu: Konfederatë,<br />'OK' në zgjedhje nën siglën e PD
Pas marrëveshjes politike PS-PD, aleati kryesor i demokratëve mendon se dalja e opozitës nën një sigël të përbashkët do të ishte një zgjidhje e mirëpritur.
 
Gjatë një interviste për REPORT Tv kreu i PR Fatmir Mediu thotë se për të shmangur shkrirjen e partive të vogla duhet shqyrtuar ideja e një konfederate të djathtë ku secila prej partive të jetë peshën e saj në bazë të rezultatit zgjedhor.
 
"Kushtet e marrëveshjes e limitojnë jo vetëm PR, por edhe mundësitë e opozitës për të fituar vetëm nëse do të dalë e ndarë në zgjedhje dhe duke qenë kështu jemi përballë përgjegjësisë për të ruajtur autoritetin politik të PR, por edhe si e djathta të fitojë.
 
Ndoshta ka ardhur koha për një riorganizim të së djathtës në koncept federativ, ku të përfaqësohen të gjitha rrymat dhe idetë në kompleks".

 
Po si do të shkojë PD në këto zgjedhje, kreu i PR thotë se forca politike që ai kryeson do ti paraqesë kryetarit Basha një listë me kandidatët të cilët mund të ndërthuren me ata të propozuar nga partia Demokratike.
 
Sipas tij përllogaritja e mandateve dhe listës duhet të bëhet në bazë të rezultateve në zgjedhje të secilës parti politike.
 
"Nuk i kërkojmë PD asgjë përvec se të respektojë partneritetin në bazë të kontributit elektoral. Kandidaturat e PR i shqyrtojmë me PD për të qenë njerëz me integritet" deklaroi ai.
 
Lista përfundimtare e kandidatëve të partive të opozitës pritet të zyrtarizohet të premten në mbrëmje kur është edhe afati final i regjistrimit në komisionin qendror të zgjedhjeve.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë