VERONA – Shqipëria është një vend me mentalitet të mbyllur ku ende ndjehen pasojat e diktaturës dhe për këtë Edi Bregasi, një futbollist i ri shqiptar, ka vendosur të emigrojë në Itali për të krijuar një jetë të re.
“Fatkeqësisht në Shqipëri mbetjet e komunizmit ndjehen ende. Shqipëria është një vend me mentalitet të mbyllur, në të cilin idetë e reja nuk gjejnë hapsirë. Për këtë, 3 vjet më parë vendosa të vija tek vëllai im i madh këtu në Verona, për të provuar që të vihesha në lojë më në fund”, tregon Bregasi që aktualisht luan me ekipin lokal të Lessinia-s.
Duket se Edi e zbuluar pasionin për futbollin në Itali. “Nuk kam luajtur kurrë futboll në Shqipëri”, tregon sulmuesi. “Luaja me miqtë kalçeto, nuk jam rregjistruar kurrë në një shkollë futbolli. Në Shqipëri e shikoja futbollin vetëm si dëfrim, mes një bisede dhe një të qeshure kishte gjithmonë vend për pak futboll”.
Ndërsa “në Itali futbolli është mjeti më i mirë për t’u integruar. Duke u rregjistruar në Atlas Verona 83, kam bërë ndonjë mik më shumë. Në fillim e njihja pak gjuhën dhe kjo më pengonte që të krijoja marrëdhënie me djemtë e tjerë. Falë këtij sporti kam njohur njerëz të rinj, duke i dhënë nje shkelm vetmisë së muajve të parë. Jam i lumtur për zgjedhjen time”.
Dhe ndoshta zgjedhja nuk është e gabuar. “Çdo vit kam bërë një hap të vogël përpara. Fillova nga juniores të Atlas, më pas luajta në kategorinë e tretë me Borgo San Pancrazio dhe ketë vit ja ku jam në kategorinë e dytë me Lessinia”.
Ndërkohë, Edi punon si barist. “Dua të ndërtoj një të ardhme të qetë”, thotë.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com