“Territorialja”, propozimi i Tavos
për Bashkinë Dropull përplas PS-LSI

“Territorialja”, propozimi i Tavos<br />për Bashkinë Dropull përplas PS-LSI
TIRANE - Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, reforma territoriale ka “zbritur” në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Me shumicë votash anëtarët e Ligjeve kanë miratuar amendamentin e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo për të ndryshuar në hartën territoriale qendrën e Bashkisë Dropull, nga Sofatrikë të kalojë në Jorgucat.
 
Kjo është bërë shkak për debate të forta në radhët e mazhorancës. Ka qenë deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino që ka refuzuar këtë ndryshim duke argumentuar se është i vonuar. Madje Fino i kujtoi Tavos abstenimin që dha për reformën kur ajo u votua në parlament. Por qëndrimi i Finos është kritikuar nga deputeti i LSI-së Petrit Vasili, i cili tha se kjo ishte një kërkesë minimaliste, ndërsa kujtoi se gjatë kohës kur diskutohej reforma i është dashur të bëjë kompromis për krijimin e bashkive minoritare ndonëse nuk ka qenë dakord.

“Ky propozim që na vjen sot është pak i vonuar në sensin kur ne kemi jo më pak se 2-3 muaj që sa mbaruam reformën territoriale. Zoti Tavo është deputet i vjetër, ishte, është, nuk bëri ndonjë kërkesë të tillë në momentin dhe në kohën e duhur, mbase pa e paragjykuar zotin Tavo e kishte menduar që s’do miratohej reforma territoriale edhe për shkak të votës së tij që ai ka dhënë abstenim dhe duke menduar këtë gjë ka thënë që s’po e kërkoj qendrën e re të Jorgucatit. Kjo nuk mund të shikohet kështu që çdo deputet çdo njeri që na bën nga një kërkesë, mbas një muaji mbas dy muajsh ne të rrimë të merremi përherë me ndarjen e re territoriale”, tha Fino.
 
“Vendimi i marrë nuk ka qenë dhe nuk ka për të qenë asnjëherë ky dhe ju lutem shumë mos ta ulim nivelin, në këtë nivel minimalist. Çështja parimore e madhe ka qenë të bëjmë bashki minoritare apo jo, ky është një problem shumë i madh filozofik edhe politik edhe ca të doni. Unë kam qenë nga ata që nuk kam qenë dakord. Më dhanë disa argumente i pranova si pranova, i pranoi dashamirësia dhe mirëkuptimi gjë që kërkoj unë në këtë tavolinë, hajt po e vëmë në vend po i bëjmë një korrektim që si lëviz prapë po e them dhe njëherë tjetër as kaq reformës”, tha Vasili.

Përpos debateve, përveç votave kundër të Bashkim Finos dhe Dashamir Pezës si dhe abstenimet e deputetit Lutaj e Qefalia, anëtarët e tjerë votuan pro amendamentit të Vangjel Tavos.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë