“The Guardian” sugjeron
Shqipërinë për 2012-ën

“The Guardian” sugjeron <br />Shqipërinë për 2012-ën
Gazeta prestigjioze britanike The Guardian, mes Parisit, Bazilikatës dhe Vienës, ka sugjeruar edhe Shqipërinë si një nga 8 destiancionet e pazakonta që duhen vizituar për vitin 2012.

Britanikja ka listuar 8 destinacionet e pazakonta, të cilat duhen vizituar, detyrimisht: Parisi (në Francë), Bazilikata (në Itali), Viena (në Austri), Vizbi (në Suedi), Boston (në SHBA), Gimares (në Portugali), Butrinti (në Shqipëri) dhe Finlanda. Përvec Butrintit nuk ka asgjë të pazakontë të vizitosh vendet e listës, duke qenë se janë destinacione të njohura për turizmin ndërkombëtar. Ajo që The Guardian ka dashur të apostrofojë si të pazakonta, janë disa destinacione në këto vende që nuk njihen mirë nga turizmi në masë.

Butrinti sugjerohet për vlerat e tij historike, me rrënojat romake të qytetit 2500 vjecarë. Britanikja e cilëson si një nga qendrat arkeologjike më të mëdha evropiane dhe më pak të vizituara, me një tempull të mrekullueshëm greko-romak.

Për vizitorët e Parisit, Thë Guardin ka sugjeruar të vizitohet Hotel Thomouieux pranë kullës Eifel, i cili është dizenjuar nga India Mahdavi. Në Bazilikatë ka sugjeruar të vizitohet blerja e fundit e Francis Ford Coppola, hoteli Palazzo Margherita. Në Vienë, me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Gustav Klimt, ka sugjeruar të vizitohen muzetë ku do ekspozohen veprat e tij si Leopold Museum dhe Museum of Fine Arts. Vizbi në Suedi, është sugjeruar për adhuruesit e festave që nuk mbarojnë kurrë, qyteti gjendet në ishullin e Gotland. Boston sugjerohet për vlerat historike mbi revolucionin amerikan, por edhe për artdashësit me muzetë: Institute of Contemporary Art dhe Isabella Stewart Gardner Museum. Gimares sugjerohet për vlerat kulturore të saj dhe për ndërtesat e mrekullueshme në stil mesjetarë. Finlanda sugjerohet për qiellin spektakolar që ofron aurorat më të bukura se kurrë. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)