TIRANË – Këshilltarët e ministrave të kabinetit qeveritar do të marrin pranë tyre përfitues të programit Brain Gain ( studiues që kanë mbaruar shkëlqyeshën studimet në universitetet e huaja). Kryeministri Berisha tha se programi “Thithja e Trurit” duhet të ridimensionohet dhe këta studiues duhet të kenë më shumë hapësira punësimi në universitetet private dhe shtetërore.
"Krahas shërbimit civil dhe universiteteve të shtrihet edhe në nivelin e këshilltarëve të ministrave, drejtuesve të institucioneve kushtetuesve dhe në raste të caktuara edhe të agjencive kryesore të ngritura me ligj. Mendoj se ministria e Arsimit duhet të përcaktojë e të marrë dialog me universitetet publike e private për të fuqizuar me tëj programin. Privatet kanë rekrutuar një numër të madh studiuesish të shkëlqyer. Në një shkallë ka ndodhur edhe në universitetet publike”, tha kryeministri.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com