Një projekt i muzikës instrumentale i titulluar “Tinguj dhe Monumente” ka nisur udhëtimin në qytetet më të pasura me trashëgimi kulturore.
Mbrëmjen e së martës ky projekt i mbështetur nga Ministria e Kulturës ka nisur në qytetin e Beratit për t’u bërë më pas pjesë e rrugëtimit artistik pas Tiranës dhe Pogradecit.
Orkestra simfonike e përbërë nga Jadvina Vani dhe Alma Shehaj në violinë, Albana Meneri në violë, sëbashku me violoçelistin e njohur shqiptar, Gëzim Belegu, interpretuan në Berat pjesë të njohura të muzikës botërore dhe asaj shqiptare.
Belegu pasi përshkroi udhëtimin muzikor nga “Reja” në Tiranë dhe në Pogradec u shpreh se në Berat muzika i bashkohet më së miri vlerës së monumenteve.
“ Ne jemi në qytetin e Beratit për të kënaqur popullin e Beratit me një mbrëmje të thjesht, jo me shumë zhurmë, muzika do të jetë klasike, do të ketë muzikë filmash, muzikë të autorëve shqiptarë, të kompozitorëve të shumtë.'shprehet Belegu.
Në zemër të qytetit artistët interpretuan për gati një orë pjesë të zgjedhura nga Moxart, Shtraus, Çajkovski, Dizdari, etj. Tingujt e muzikës instrumentale janë bashkuar me pamjen e lagjes muzeale “Mangalem” në qytetin e Beratit.
Kuarteti i harqeve ka interpretuar në pedonalen e qytetit muze përballë imazhit më të bukur të kësaj lagjeje, ku duken realisht dritaret një mbi një.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO