“Tjetërsim”, Galeria Kombëtare
çel dyert për Arben Golemin
“Tjetërsim” e ka titulluar piktori Arben Golemi ekspozitën më të fundit të tij që do ta çelë nga data 2 deri në 23 Qershor në Galerinë Kombëtare të Arteve.
“Tjetërsim” e ka titulluar piktori Arben Golemi ekspozitën më të fundit të tij që do ta çelë nga data 2 deri në 23 Qershor në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Vetë drejtuesit e galerisë e konsiderojnë këtë ekspozitë si projekt për hapjen e sezonit turistik.
Ekspozita e Arben Golemit përmban punë të autorit në harkun kohor 2005-2017. Kuratori i ekspozitës Ylli Drishti deklaron se ka përzgjedhur rreth 67 punime të autorit në teknikën mikse, duke i dhënë publikut një panoramë të rrugës krijuese të Golemit gjatë këtyre viteve.
Drishti thotë se
“ekspozita përmban katër cikle kryesore; Berati, New York, Baroque dhe Pylli. Këto cikle piktorike përbëhen nga tablo unikale të cilat nuk përsërisin njëra tjetrën, përkundrazi na sjellin një larmi kompozicionale dhe një fuqi koloristike të papritur”. Sipas Drishtit kjo është ekspozita e katërt vetjake e autorit në Galerinë Kombëtare, “por veçanërisht kjo përzgjedhje, evokon pjekurinë artistike të autorit, përmes një koloriti dekorativ shpërthyes dhe një “kodi unik artistik”, thotë ai.
Arben Golemi konsiderohet si një nga piktorët e njohur të artit modern shqiptar. Me krijimtarinë ai është gjithmonë kërkues të formave dhe shprehjeve të reja artistike.
Piktura e tij theu mentalitetin artistik ekzistues të artit realist mbizotërues, ndërsa Golemi u bë një nga protagonistët kryesorë të asaj që mund të quhet “piktura moderne shqiptare e fundit të shekullit XX”.
Pas viteve 1990 krijimtaria e tij u prezantua në shumë veprimtari ndërkombëtare, ekspozita personale e kolektive.
“Tjetërsim” do të ekspozohet në sallën kryesore të ekspozitave në Galerinë Kombëtare.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.8%
-
Keq
39.4%
-
Nuk e di
16.8%
Vota total: 1615
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro
10 Gusht, 09:06
-
Lufta/ Mes raketave e pritave sulmi i Kievit në Kursk nuk ndalet, Moska ka frikë për termocentralin bërthamor
10 Gusht, 08:58
-
Arrestohen katër të dyshuar për planifikim të sulmit ndaj policisë dhe të trazirave në protestën në Beograd
10 Gusht, 08:25
-
Lufta/ Izraeli godet një shkollë në Gaza, 100 të vrarë, IDF: Strehë e Hamasit
10 Gusht, 08:03
-
Temperatura deri në 40 gradë Celcius, ja parashikimi i motit për fundjavën
10 Gusht, 07:45
-
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
10 Gusht, 07:26
-
Eshtë më mirë të jesh i kujdesshëm... Çfarë thonë yjet për ju sot
10 Gusht, 07:05
-
RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar (VIDEO)
9 Gusht, 23:07
-
SHBA njofton një paketë të re ndihme për Ukrainën
9 Gusht, 22:55
-
Turistët zgjedhin Vlorën, rreth 1600 pasagjerë në një ditë! Kryesisht nga Italia: Na pëlqen natyra e mikpritja
9 Gusht, 22:40
-
Paris 2024/ Ja si transformohen medaljet olimpike pas një jave (VIDEO)
9 Gusht, 22:27
-
Lista e re me 'non-grata', SHBA do të publikojë së shpejti emrat e rinj, përfshihet edhe Shqipëria
9 Gusht, 22:21