“Topi i Artë” Cruyff kundër Ronaldos,
Zidane: Do ta kalojë Lionel Mesin

“Topi i Artë” Cruyff kundër Ronaldos,<br />Zidane: Do ta kalojë Lionel Mesin
Legjenda holandeze, Johan Cruyff është shprehur kundër vendimit për t’i dhënë “Topin e Artë” portugezit të Realit të Madridit, sipas tij trofeun e meritonte një lojtar gjerman.  “Nëse flasim për nivelin më të lartë, atëherë duhet të jetë kombinimi në mes cilësisë individuale dhe arritjeve kolektive.

Nga ky këndvështrim, është absurde që për të dytin vit radhazi, një lojtari t’i jepet çmimi, ku nuk ka arritur të luajë në mënyrë të shkëlqyeshme por edhe të fitojë trofe. Në vitin 2014, Kroos ishte një ndër lojtarët kyç me Kombëtaren e Gjermanisë, që u shpall kampion bote, por ai nuk ishte në mesin e tre finalistëve të “Topit të Artë”” tha ai.

Por Zidane mendon ndryshe, madje shkon më tej duke ‘trembur’ edhe Mesin, pasi sipas francezit, portugezi do të kalojë argjentinasin duke fituar edhe dy trofe të tjerë të “Topit të Artë”. ''Ronaldo do të vazhdojë të fitojë sërish "Topin e Artë". Ai është nga një planet tjetër, nëse vazhdon kështu do ta mbyllë karrierën me më shumë trofe të "Topit të Artë" se Mesi” tha ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole