“Tri Motrat” e Hervin Çulit në TK
shiten të gjitha biletat e premierës

“Tri Motrat” e Hervin Çulit në TK<br />shiten të gjitha biletat e premierës
Teatri Kombëtar njofton se janë shitur të gjitha biletat e premierës “Tri motrat” e Çehovit për data 16-17 janar. Këto gjëra ndodhin rrallë në teatrot tona kombëtare, por pjesëmarrja e aktorëve profesionistë, pasioni i regjisorit dhe koha e gjatë e përgatitjes së shfaqjes, duket se nuk do ta zhgënjejnë publikun. Edhe pse janë shitur të gjitha bileta e dy ditëve të para, Teatri Kombëtar njofton se publiku mund të rezervojë biletta për 5 shfaqjet e tjera të komedisë “Tri motrat” në datat 20-21-22-23-24 Janar, ora 19:00.
tri motrat
Ndërsa povat gjenerale të datës 15 janar po afrojnë janë bërë gati dhe veshjet e aktorëve nga kostumografja e talentuar Berina Kokona, e cila u ka dhënë një fizionomi të plotë roleve. Sipas regjisorit të shfaqjes Hervin Culi  “Një dramë midis dëshirës për t'u larguar drejt qytetit dhe midis ëndrrës për të mbajtur lartë vlerat njerëzore prezantohen vetëm në veprën “Tri motrat” të Çehovit.”

tri motrat

Në sinsopsin e veprës shkruhet se “Tri motrat” është një vepër që na kthen shumë mbrapa në histori. Në qendër të veprës janë tri motrat; Olga, Masha dhe Irina. Ngjarjet ndodhin në fillim të shekullit XX , në një fshat provincial ku tri motrat Prozorov jetojnë së bashku me vëllain e tyre Andrejin. Olga, motra më e madhe është mësuese në një shkollë, Masha viktimë e një jete bashkëshortore jo të lumtur dhe Irina, e cila ënderronte për Moskën dhe për jetën në qytet. Për Irinën dhe Andrejin Moska ishte simbol i një jetese më të mirë dhe simbol i një jetese më të bukur.

tri motrat

Me vdekjen e babait të tyre familja kaloi në dorë të Andrejit i cili shumë shpejt do te martohet me Natshën, një grua që kërkon të sundojë tri motrat e familjes Prozorov.”  Natasha nusja e shtëpisë që luhen nga Olat Gixhari dhe dublnatja e saj Ina gjonci ua bënë jetësën gjithnjë dhe më të ëvshtirë kunatave të saj, tri vajzave Prozorov. Tri motrat të palumtura nga jeta që bënin, ëndërronin pafund të ktheheshin në Moskën e tyre të dashur. Andreji, shumë shpejtë do të humbasë shtëpinë në bixhoz dhe Natasha do t'i përzërë nga shtëpia tri motrat të cilat do të enden rrugëve duke kuptuar se si vlerat njerëzore zhduken dita ditës.
 
Premiera “Tri motrat”
 Regjia: Hervin Çuli Skenograf: Kristo Çala Kostumograf: Berina Kokona dhe me aktorë : Flaura Kureta- Anila Bisha,Gladiola Harizaj- Eriona Kakeli, Elia Zaharia, Neritan Liçaj, Helidon Fino, Bujar Asqeriu, Naum Shunndi, Olta Gixhari-Ina Gjonçi, Indrit Çobani,Lulzim Zeqja,Gert Ferra, Mehdi Malka, Natasha Sela, Genti Deçka,Rael Hoxha. Koreografia: Kozeta Bakiu. Ngjite në skenë në datat 16-17 janar dhe në datat 20-21-22-23-24 janar, ora 19:00.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Inter barazon në fund 1-1 Lazion, tifozët spektakël në stadium

VIDEO/ Inter barazon në fund 1-1 Lazion, tifozët spektakël në stadium