“Ulen investimet, rriten
gostitë qeveritare”

“Ulen investimet, rriten<br />gostitë qeveritare”
TIRANE- Në ditën e katërt të konsultimeve të organizuar nga Partia Demokratike ku pjesë e tyrezës së opozitës ishin personat në nevojë, pensionistët dhe OJF, kreu i PD-së, Lulzim Basha theksoi se qeveria po ul niveli ne investimeve dhe po rrit nivelin e shpenzimeve qeveritare. Kreu i PD-së, Luzim Basha gjatë fjalës së tij në diskutimet me grupet e interesit, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama ku mëngjesin e djeshëm zhvilloi një takim prej 2 orësh me pensionistët, dhe Basha nuk dëgjoi asnjë mendim prej tyre, por vetëm u foli se si do të rriten taksat.

“Mund të quhet projektbuxheti i vetëkonsumit, apo i gostisë qeveritare. Kjo jo vetëm nuk mbështet zhvillimin ekonomik, por edhe ato para të cilat shënohen për t’u përdorur për investime jopublike, në fakt përdoren për të rritur konsumin parazitar të qeverisë. Rrit me afro 7 mld lekë buxhetin për shpenzimet qeveritarë, dhe ul me 11 % investimet. Nuk rrit pagat, as pensionet. Ata që jetojnë më paga dhe pensione duhet të paguajnë më shumë për taksat për naftën dhe mallrat e tjera të konsumit”, tha Basha. Sipas Bashës, buxheti 2014 parashikon ulje të zërave për disa kategori në nevojë, ndërsa akuzoi qeverinë për mosmbajtje të premtimeve për pensionistë, ish-të përndjekurit, ish-pronarët, kategoritë në nevojë, etj.

Shkrimi u publikua sot (21.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit