“Vetëm Kumbaro iu përgjigj 
kërkesës time e të Pacollit”

“Vetëm Kumbaro iu përgjigj <br />kërkesës time e të Pacollit”
TIRANË - Ish Kujdestar i Ibrahim Kodrës, Fatos Faslliu, trashëgimtar i testamentit sipas burimeve konfidenciale për gazetën ka “lëvizur çdo gurë” që të zhvarroste nga Ishmi dhe të vijë në Tiranë Ibrahim Kodra. Faslliu që është njëkohësisht kryetari i Fondacionit Kodra, është emëruar siç më tha pas një telefonate nga Milano “ekzekutor i testamentit”, sepse Ibrahim Kodra nuk kishte trashëgimtar të familjes.

“Ekzekutor i testamentit”, jam unë tha ai, duke shtuar se “E kam shpjeguar 1000 milionë herë, testamenti është hapur në 17 shkurt në rrugë institucionale, pas varrimit të Kodrës. “Lëreni Kodrën të prehet ku ka qejf vetë. I kemi ndejtur në ditët e fundit te koka. Unë i kam bërë Ministrisë së Kulturës lutje, që kjo qeveri e aprovoi. Ç’rëndësi ka se u varros në Ishëm, se në Tiranë. Pse po bëhet kaq bujë. Ja intervista e shkurtër që ai dërgon për “Shqiptarja.com”
 
Zoti Faslliu, pse u varros fillimisht në Ishëm Ibrahim Kodra, e kujt ishte ideja?
-Edhe unë sot e kësaj dite nuk arrij ta kuptoj sesi ndodhi pasi unë, me dëshirën e Maestro Kodrës erdha në Tiranë 2 muaj para se të vdiste e në takimin që pata me ministrin e asaj kohe Z. Bujar Leskaj i shpreha atij gjithë dëshirat e Maestros. Meqë testamenti u hap në mënyrë publike më 17 shkurt unë nuk mund të bëja asnjë veprim ligjor. Në verën e vitit 2006 kam filluar të bëj veprimet sipas gjithë ligjeve e duke respektuar hierarkinë institucionale deri tek kryetari i shtetit, kryeministri, të tre ministrat e kulturës, prefektit të Durrësit, kryetarit të Komunës Ishëm etj.
 
Pse ju që njiheni ligjërisht si “ekzekutor i testamentit”, siç thatë, pse iniciuat për lëvizjen e eshtrave nga Ishmi në Tiranë.
-Besoj se është e qartë ajo që thashë edhe për pyetjen e dytë.
 
Thatë se keni bërë disa vjet përpjekje, çfarë përgjigje ju kanë dhënë ministrat e mëparshëm të kulturës dhe cila qe përgjigjia e Ministres Mirela Kumbaro?
-Ministrat e Kulturës më kanë përcjellë me fjalë të mira e gurë në trastë. Fatmirësisht ministrja Kumbaro u përgjigj pozitivisht kërkesës time e të zotit Pacolli.
 
Cilat janë disa nga bisedat e fundit tuajat me Ibrahim Kodrën?
-Bisedat me Maestron ishin gjithmonë një kënaqësi që vetëm kush e ka njohur e kupton.
 
Çfarë keni menduar për ceremoninë e së premtes?
-Mbeten akoma disa detaje, por me sa jam në dijeni do të marrin pjesë autoritet më të larta të vendit siç e meriton maestro Kodra. Vlen të theksojmë që të gjitha shpenzimet janë në ngarkim të Fondacionit Kodra. Shpresoj shumë që ky rast të shërbejë si fillesë për një përkujdesje për të tjera figura të shquara të kombit tonë, siç është rasti i shtëpisë së të madhit Gjergj Fishta.

..............................................
Ish Ministri i Kulturës Bujar Leskaj:
“Zhvarrosja vendim absurd. Kodra dëshironte vendlindjen”
 
Ish-Ministri i Kulturës Bujar Leskaj, sot kryetar i KLSH-së ka pohuar për Shqiptarja.com me pak fjalë se “Vendimi i zhvarrosjes është absurd. Ibrahim Kodra ka dëshiruar që të varrosej në vendlindje”. Në fjalën e rastit që ka mbajtur ditën e varrimit ish ministri Bujar Leskaj është shprehur se “ishte një dëshirë përfundimtare e mjeshtrit Ibrahim Kodra që të prehej në vendlindje”. Leskaj i qëndron edhe pas kaq vjetësh fjalës së tij, duke theksuar se “Është një vendim absurd. Mjeshtri Kodra duhet të prehet në Ishëm.”


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Inter, presidenti Zhang letër tifozëve: Klubi është në rrezik, sjellja e Oaktree zhgënjyese

Inter, presidenti Zhang letër tifozëve: Klubi është në rrezik, sjellja e Oaktree zhgënjyese