Lëvizja Vetëvendosja nuk i rresht sulmet me vezë. I rradhës është një tjetër ministër i qeverisë Mustafa. Mediat kosovare konfirmojnë se VV ka sulmuar me vezë ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin.
Gjatë një njoftimi për median, VV thotë se Kuçi është një ministër që po sjell “Zajdenicën” dhe po fal territore. Më tej, thuhet se Kuçi është përgjegjësi kryesor për sistemin e rrënuar të drejtësisë së Kosovës.

(Momenti i goditjes me vezë i Hajredin Kuçit)
Deklarata e plotë e VV
“Nuk mund të ketë rehati për një pushtet që e ka sjellë vendin në një gjendje të mjerë. Nuk mund të rrijmë duarkryq përballë kërcënimit për ndarje etnike të vendit tonë dhe përballë faljes së territoreve të Kosovës.
Nuk mund të bëhemi indiferent karshi sistemit të kapur të drejtësisë, i cili përndjekë deputetët opozitar, ndërsa bashkëpunon me krimin e me korrupsionin.
Hajredin Kuçi e drejton Ministrinë e Drejtësisë. Ai përveç që është ministër në një qeveri që po na e sjell "Zajednicën" dhe po i fal territoret, është përgjegjës kryesor për sistemin e rrënuar të drejtësisë Kosovare.
Subjektet opozitare janë të vendosura dhe nuk do t'i ndalin aksionet e tyre pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demakacioni me Malin e Zi.”
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com