“Vollga”, pronarët: S’dimë që Saudi
Brothers t’ia ketë dhuruar Shullazit

“Nuk jemi informuar nga Saudi Brothers për dhurimin nga ata të një pjese të pronës së ish hotel “Vollga”. Kështu shprehet pronari i “Vollga”-s, Fejzi Kodra, në një deklaratë për mediat. Ai mohon të ketë dijeni për dhurimin e pronës së tyre tek Shullazi me anë të kërcënimit.

Fejzi Kodra zotëron pjesën më të madhe të aksioneve të ish Hotel "Vollga" në Durrës.
 
Reagimi vjen dy ditë pasi në media u publikuan dokumente ku tregohej Shullazi ka marrë përmes shtrëngimit për dhënie pasurie këtë hotel. Sipas dokumenteve, Shullazi e ka marrë këtë pronë përmes një akt-dhurimi që i është bërë nga kompania “Saudi Brothers” që ka një pjesë të aksioneve në këtë hotel.
 
Por pjesa tjetër e pronarëve, mohojnë të kenë dijeni mbi këtë marrëveshje mes Shullazit dhe Saudi Brothers, çka shton edhe më tepër misterin sesi kjo pronë ra në duart e tij.
 
Letra e plotë
"Unë Fejzi Kodra, me qëllim që të bëj qartësi të plotë mbi çështjen aq të përfolur të dhurimit te nje pjese te hotel Vollges, Durres, e shoh me vend te jap sqarimet qe vijojne:
 
Me dt 13/11/2014 kam firmosur kontraten e blerjes se nje siperfaqe trualli prej 1749 mq, (tek ish hotel Vollga Durres), i cili ishte prone e regjistruar e kompanise Saudi Brothers. Duke qene se i gjithe trualli i regjistruar ne emer te tyre ishte 2498 m2, pjesa e mbetur prej 749 m2, e pandare, mbetej ne zoterim te tyre.
 
Pagesa u krye me transferte te rregullt bankare ne llogarine e kompanise Saudi Brothers. Per financimin tim kontribuoi nje miku im i afert, biznesmeni Luan Leka, me te cilin kishim nje projekt investimi, mbi bazen e nje kontrate legale noteriale.
 
Mbas ketij transaksioni, sic duket edhe nga dokumenti hipotekor i dt 17/11/2014 ne pronesine time kaloi 70% e siperfaqes dhe Saudi Brothers mbetej pronar i 30% te siperfaqes ne pjese te pandara.
 
Per sqarim dua te theksoj qe transaksioni i kryer nuk ka asnje lidhje me kompanine Eurocol ku unë punoj apo me ortaket e kesaj kompanie.
 
Nderkohe nuk kemi pasur dijeni per veprimet e mepasme te kompanise Saudi Brothers, perfshire aktin e dhurimit per te cilin mesuam vetem ne keto dite nepermjet mediave. Sic duket ne dokumentat hipotekore kjo kompani i ka dhuruar ne nje kohe me te vone, pjesen e saj te pasurise  me sip 749 mq,nje personi te trete, te cilin as e njohim dhe as e kemi takuar ndonjehere. Kjo duket qarte edhe ne aktin e dhurimit qe eshte firmosur vetem nga administratori i kompanise Saudi Brothers.
 
Ne kete proces ne konsiderohemi pale e demtuar dhe po pregatisim proceduren gjyqesore ndaj kompanise Saudi Brothers ne lidhje me demin ekonomik qe na ka shkaktuar".

Redaksia Online
Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit