“Votimi me detyrim”, Doda: PD
që solli lirinë propozon ta kufizojë

“Votimi me detyrim”, Doda: PD<br />që solli lirinë propozon ta kufizojë
Pak ditë më parë n/kryetari i PD, Edmond Spaho propozoi që pjesë e aksionit opozitar për reformën Kushtetuese dhe Zgjedhore duhet të jetë dhe detyrimi me ligj për të votuar në zgjedhje.
Por Kushtetua jonë e përcakton vetëm si të drejtë dhe jo detyrim pjesëmarrjen në zgjedhje, ndërsa debati ka nisur në Europë pas referendumit për BREXIT.

Propozimi i Spahos erdhi pas pjesëmarrjes së ulët në zgjedhjet e 25 qershorit dhe faktit që Rama mori mandatin e dytë me më shumë deputetë, ndërsa PD u penalizua, pasi i munguan 200 mijë vota nga 2013.

Për të angazhuar qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje, Spaho bëri propozimin në fjalë, por që duket se jo vetëm brenda PD, por edhe jashtë selisë së djathtë një ide e tillë nuk gjen mbështetje.

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda shprehet se ky është akti i fundit i shtrëngimit të vullnetit të qytetarëve.

Ajo thotë se “Partia që solli lirinë në Shqipëri, po mendohet gjatë se si duhet të kufizojë lirinë, me shpresën e kthimit me strategji të bletëve të arratisura nga kosherja”.

STATUSI I MESILA DODES
Te votosh eshte detyre qytetare, por votimi me detyrim eshte vetem akti i fundit i shtrengimit te vullnetit te qytetareve...

Ajo qe te trondit me fort eshte qe inisiativa te tille qe kufizojne lirine e individit propozohen jo nga pushteti, por nga opozita qe ende eshte ne qeveri...

Partia qe solli lirine ne Shqiperi, po mendohet gjate se si duhet te kufizoje lirine, me shpresen e kthimit me strategji te bleteve te arratisura nga kosherja...

Asgje qe te kete lidhje me lirine, shpresen, drejtesine, frymezimin, progresin nuk paska shans te vije nga meskiniteti e marrveshjet e erresires. Kohe te veshtira e me shume se kaq, shoh te vijne ne vend. Bashke po e rrisin zullumin....

E veshtire te pranohet ne nje vend me histori gjysem shekulli diktature, qe me force njeriun edhe mund ta shtrengosh, por kurre nuk do ta besh te kuptoje e te pranoje dhunen tende.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)