“Zonja me mjekër” ngre
trofeun në “Eurovision 2014”

Austria fiton edicionin e 59-të të Eurovisionit mes 26 shteteve konkuruese në natën finale.

Ka qenë pikërisht konkurrentja Conchita Wurst me emrin e vërtetë Tom Neuwirth, e cila ka ngritur trofeun mbrëmë në skenën e Kopenhagenit.

Edhe pse paraqitja e saj në këtë kompeticion të madh zgjoi kritika të shumta në rrjetet sociale për shkak të seksualitetit të saj, “zonja me mjekër” ka triumfuar mes konkurentëve të tjerë.

conchita wurst

“Rise Like a Phoenix” ishte kënga përfaqësuese e Austrisë, e cila mblodhi 290 pikë, duke lënë në vend të dytë Norvegjinë me 238 pikë dhe në vend të tretë Suedinë me 218 pikë.

Është hera e parë që Austria fiton Eurosongun që prej vitit 1966 dhe vetëm hera e dytë që konkuron në finale që prej 10 vitesh.

Në momentin që është ngjitur në skenë për të marë trofeun Conchita u shpreh se kjo natë i ishte përkushtuar kujtdo që beson në të ardhmen e lirisë dhe të paqes.

Ndërsa duke folur në prapaskenë Wrust ka shprehur se ajo ëndërron për një botë ku njerëzit nuk kanë përse të flasin për gjëra të panevojshme si seksualiteti.

“Sonte ndjeva se Europa është një komunitet i respektit dhe tolerancës” tha përfaqësuesja e Austrisë.

Gjatë mbrëmjes u prezantuan një miks melodish të shoqëruara me performanca spektakolare.

conchita wurst

(b.t/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët