“Zu Toto”, vajza e ish- bosit të
mafies,kafe dedikuar babait të saj

“Zu Toto”, vajza e ish- bosit të<br />mafies,kafe dedikuar babait të saj<br>
Kafe dhe produkte ushqimore  të cilat tregtoheshin nën emrin  “Zu Toto”, markë e cila i dedikohej ish- bosit të Cosa Nostra, i cili u nda nga jeta në 17 nëntor, kishin filluar të shiteshin në një sajt e- commerce, nga vajza e tij, Maria Concetta dhe bashkëshorti i saj Tony Ciavarello.

Qëllimi kryesor i kompanisë ishte prodhimi i kafes nën markën “Zu Toto”, në nder të “Shefit  të shefave”, por kjo nismë tashmë është bllokuar nga autoritetet.

Mediat italiane shkruajn se çifti i bashkëshortëve kishte filluar edhe shitjet e para të kafes për të  siguruar një kapital nëpërmjet të cilit do të kishin mundësi të fillonin edhe kompaninë “Zu Toto”.

“Kishim filluar të merrnim porosi për kafen në mënyrë që të arrinim të mbledhim fondet e nevojshme për të filluar kompaninë, duke qenë se ata kanë bllokuar çdo gjë”, shkruhet në një mesazh të publikuar online, i cili mban emrin e Maria Concetta dhe bashkëshorti i saj Tony Ciavarello.

Bashkëshortit të vajzës së Toto Rinës, Tony Ciavarello, i janë bllokuar nga autoritetet disa aktivitetet biznesi të cilat dyshohen se shërbenin për të pastruar paratë e përfituara nga bota e krimit.

Ndërkohë autoritetet, të cilat nuk kanë ndaluar se hetuari familjen Ciavarello- Riina, kanë nisur një hetim për sa i përket kësaj nisme duke u shprehur se fillimisht duhet të verifikohet nëse Maria Concetta dhe bashkëshorti i saj janë nismëtarët e kësaj kompanie, pasi emrat e tyre në mediat sociale dhe sajtet online, nuk janë një provë e mjaftueshme.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pazari i radhës Rama-Berisha, për të mbajtur sistemin gjallë

Pazari i radhës Rama-Berisha, për të mbajtur sistemin gjallë