LEÇE- Drejtësia italiane la në burg dy shqiptarët që u kapën me 1 kg kokainë në afërsi të Bergamos. Shqiptarët me inicliale A.S. dhe K.K. u morën në pyetje nga gjykatësi për hetimet paraprake dhe më pas vendosi t’i lërë në arrest me burg.

Dy shqiptarët u arrestuan nga Guarda di Finanza e Leçes dhe sektori i krimit ekonomik të premten e kaluar në një autostradë pranë Bergamos. Policia është vënë në ndjekje të një Audi të dyshimtë dhe nga kontrolli ka gjetur 1 kg kokainë. Policia arrestoi dy personat që mbanin ID rumune, por më pas u vertetua se ishin shqiptarë.

(rd/aq/shqiptarja.com)