Le Pen: Abstenoni në 6 maj
unë do e hedh fletën të bardhë

Le Pen: Abstenoni në 6 maj <br />unë do e hedh fletën të bardhë
PARIS – Kryetarja e Frontit Nacional në Francë, Marine Le Pen, e cila mori 6.5 milionë vota në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, u tha mbështetësve të saj sot në një miting se ajo do të abstenojë në balotazhin e së dielës.

Fjala e saj sot në tubimin me rastin e 1 majit pritej me interes të veçantë, pikërisht për udhëzimin që do u jepte pasuesve në lidhje me balotazhin e 6 majit. Por Le Pen ka thënë se nuk mund të votonte as për sarkozy dhe as për Hollandë duke u thënë manifestuesve të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre.

“Të dielën unë do e hedh fletën bosh në kuti, tha Le Pen në miting, unë e kam bërë zgjedhen time, ju bëni zgjedhjen tuaj”.

“Ne jemi bërë qendra e gravitetit në politikën franceze”, tha Le Pen duke sulmuar gjatë fjalës së saj të dy kandidatët e mbetur në garë.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot