Le Pen: Nëse marr presidencën do
anuloj njohjen e Kosovës nga Franca

Le Pen: Nëse marr presidencën do<br />anuloj njohjen e Kosovës nga Franca
FRANCE-Kandidatja e ekstremit të djathtë për presidente të Francës, Mari Le Pen, ka deklaruar se nëse do të fitojë zgjedhjet presidenciale në Francë, do të tërheqi njohjen e shtetit të Kosovës.
 
Në një intervistë për "Srpski Telegraf", Le Pen, e ka quajtur Kosovën si një vend të shenjtë serb.
 
"Kosova është një vendi i shenjtë i Serbisë. Në 90-të Evropa ka bërë shumë padrejtësi përkundrejt Serbisë dhe tashmë është e detyruar t'i përmirësojë këto padrejtësi",ka thënë Le Pen, e cila ka shtuar se në rast fitoreje në Francë, do të fillojë procedurat për të anuluar njohjen e Kosovës nga Franca.
 
Momentalisht sipas sondazheve të bëra në Francë, Mari Le Pen dhe kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, kryesojnë në garën presidenciale me nga 26%, ndërkohë që në vend të tretë rennditet kandidati konservator, Francois Fillon, me vetëm 17 %.
 
Dy kandidatët Le Pen dhe Francois Fillon, janë në mes të akuzave për punësim fiktiv të të afërmve dhe të punonjësve të tyre, ku për Fillon ka filluar zyrtrisht një hetim, ndërsa Le Pen-it, i është hequr imuniteti pas kërkesës së hetuesve francezë.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan