Le Pen nuk pranon të mbulohet me
shami,myftiu libanez e refuzon

Le Pen nuk pranon të mbulohet me<br />shami,myftiu libanez e refuzon
Liderja franceze e Frontit Nacional, Marine Le Pen refuzon të shkojë në një takim me autoritetin më të lartë islamik në Liban.

Arsyeja është sepse Le Pen nuk pranon të veshë shami.

Kandidatja për presidente është në Bejrut për të rritur kredencialet e saj presidenciale.

Gjatë vizitës ajo duhej të takohet me liderin  musliman por rrjedha ndryshoi.

“Mund t’i përcillni respektin tim muftiut të madh, por unë do të mbulohem” u shpreh liderja e ekstremit të djathë.

'Kemi mbetur të habitur nga refuzimi i zonjës Le Pen, e cila është larguar pa kryer takimin e parashikuar”, thuhet në komunikatë e shtypit e Myftiut të Madh libanez, Abdellatif Daryan, ku sjellja e kryetares së Frontit Nacional konsiderohet e “papërshtatshme”

Këtë të hënë Le Pen u takua me presidentin libanez Aoun dhe mendohet se ky është takimi i saj i parë me një president të huaj.

Le Pen aktualisht është duke garuar për kreun e Champs Elyse.

Mendohet se ajo do të fitojë raundin e parë të zgjedhjeve në Prill, por do të humb në raundin e dytë.

Ajo njihet për qëndrimet ekstreme kundër unionit dhe emigrantëve.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Trashëgimtarët e pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Trashëgimtarët e pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë