Le Pen: Po fitova do ta nxjerr
Francën nga BE dhe NATO

Le Pen: Po fitova do ta nxjerr<br />Francën nga BE dhe NATO
FRANCE-Marine Le Pen, kandidatja për presidente në Francë ka premtuar se nëse do të zgjidhet do të nxjerrë vendin nga BE dhe NATO si dhe do të rikthejë frangën si monedhë zyrtare.
 
Le Pen është shprehur se nëse do të zgjidhet presidente e Francës, brenda gjashtë muajve të parë të mandatit do të zhvillojë referendumin “Frexit” që i jep mundësinë francezëve të dalin nga unioni.
 
Kandidatja për presidente nuk është kufizuar vetëm tek Bashkimi Europian në premtimet e saj, ajo gjithashtu ka shprehur dëshirën për të lënë NATO-n.
 
Sipas saj kapacitetet e vendit duhet të forcohen që të jenë të afta të kujdesen vetë për mbrojtjen.
 
Le Pen është zotuar për të ç’rrënjosur terrorizmin brenda Francës. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje