Gjatë ditës së sotme, presidenti serb, Aleksander Vuçiç, pas vizitës në manastirin Poganovë, deklaroi se nuk i ka lexuar letrat më të fundit mbi “non-paper”-in që flet për autonominë e veriut të Kosovës dhe se ai nuk dëshiron të dëgjojë kërkesat e Prishtinës në lidhje me manastiret në Kosovë, duke shtuar se Serbia do t’i ruajë ato.
I pyetur për të komentuar mbi kërkesat e Qeverisë së Kosovës për t’i hequr katër manastire nga kategoria e monumenteve të rrezikuara në listën e UNESCO-s, Vuçiç tha “le ta bëjnë punën e tyre, ne do ta bëjmë tonën”.
Sipas mediave serbe, presidenti lidhur me pyetjen nëse kjo e frikëson, ai u përgjigj se një gjë e tillë nuk e tremb por vetëm e shqetëson.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
“Asgjë nuk më frikëson, por kjo më shqetëson, ne do të luftojmë dhe do të ruajmë Deçanin, Graçanicën, Patriarkanën e Pejës”, tha Vuçiç.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)