LeBron James godet dhe ofendon të birin bashkëlojtar, situatë e pazakontë te Lakers

LeBron James godet dhe ofendon të birin bashkëlojtar, situatë e pazakontë te Lakers

LeBron dhe Bronny James

LeBron James dhe i biri i tij Bronny janë pjesë e Los Angeles Lakers, teksa NBA sheh një sezon të ri special, ku për herë të parë në histori babë e bir luajnë në një ekip.

Tej zhurmës për këtë arritje, Bronny dhe LeBron kanë qenë aktorët kryesor të një përplasjeve në stërvitjen e ekipit nga Los Angeles. Në një moment gjatë stërvitjes , ndodhi që djali i tij të luante në mbrojtje ndaj LeBron. Sipas raportimeve, në një moment Bronny pati fatin e keq të prekte apo godiste në dorë babanë e tij, i cili sulmonte vijën e gjuajtjeve të lira me topin në dorë.

Aksioni përfundoi me LeBron që u shkëput nga Bronny nën kosh dhe shënoi, më pas u kthye drejt tij dhe filloi me fjalë të ashpra, ofendime dhe provokime.

Djali i koshashënuesit më të mirë në historinë e NBA (40,474 pikë) u zgjodh nga Lakers si zgjedhja e 55-të në draftin e këtij viti. Bronny ka lindur në vitin 2004, kur babai i tij ishte një debutues 19-vjeçar me Cleveland Cavaliers.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament