Parlamenti Shqiptar ratifikoi dje Protokollin e aderimit të Malit të Zi në NATO. Pas miratimit të këtij protokolli, kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u shpreh se Mali i Zi e ka merituar votën e Kuvendit të Shqipërisë dhe theksoi se shqiptarët asnjëherë nuk do të harrojnë besën dhe mikpritjen që Mali i Zi, nën udhëheqjen e Milo Gjukanoviçit u dha dhjetëra mijëra qytetarëve shqiptarë të Kosovës të dëbuar nga genocidi serb në vitet ‘98-’99. Por, jo të gjithë deputetët votuan pro aderimit të Malit të Zi në NATO. Deputetja socialiste Ledi Shamku abstenoi.
/Shqiptarja.com











