Ledio Braho në Report TV: Vota e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit objektivisht e pamundur! Procesi do jetë më i ngadaltë prej ndryshimeve në Kod

Anëtari i Këshillit të Ankesave në KQZ, Ledio Braho, në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se vota e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit është ende objektivisht e pamundur. Ndonëse KQZ ka ngritur një komision pune si dhe është krijuar një hapësirë në e-albania për të bërë të mundur deklarimin e vendbaniveve të gjithë emigratët, në këto zgjedhje vota e tyre s'do mund të bëhet realitet.

"Vota e emigrantëve është dëshirë e të gjithëve, problemi s'është i KQZ por një problematikë që mbartet ndër vite. Ligji që bën regjistrimin e shtetasve shqiptarë jahstë është i 2016. Para dy muajsh ka dalë një vendim i Këshillit të Ministrave që shfuqizon të vjetrin. Procedura e regjistrimit përveç aplikimit në e albania ka dhe të tjera procedura.Në momentin që nuk ka një regjistër  është e pamundur për komisionin rregullator. Objektivisht e pamundur vota e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit. Sepse nuk ka një regjistër për të treguar se kush është regjistruar ku. Sepse vota hidhet aty ku je regjistruar dhe jo ku banon", tha ai.

Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, me Kodin e Ri elektoral, procesi do të jetë më i ngadaltë, kjo për faktin se përveçse për subjektin qytetarët do të votojnë edhe për kandidatin.

"Në dijeninë time ka një hetim administrativ lidhur me këtë cështje se çfarë ka ndodhur dhe përse janë ndryshuar vendbanimet.  20% i votimit elektronik patjetër që rezultati del shumë shpejt, ndërsa për pjesën tjetër procesi është më i ngadaltë pasi shqiptarët s'do zgjedhin vetëm partinë por edhe kandidatin.

Njëkohësisht me numërimin e votave për subjektet do numërohen edhe votat për secilin kandidat. Do ishte më e thjeshtë nëse do numëroheshin si fillim votat për partinë dhe më pas për kandidatin. Nëse do bëhet procesi miks, atëherë do të zgjasë më tepër për të kuptuar se kush është fituesi", shtoi ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë