Ministri i Mjedisit, Lefter Koka firmosi sot aderimin e Shqipërisë në nismën “Green Bridge”. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë gjatë takimit që Ministri Koka zhvilloi në Tiranë me Ministrin e Mjedisit dhe të Ujërave të Kazakistanit, Nurlan Kapparo. Gjatë takimit Ministri Koka ftoi të gjithë investitorët kazakë, për investime në Shqipëri.

Ai siguroi homologun e tij se investitorët e huaj do të gjenin nga ana e shtetit shqiptar një klimë mjaft të favorshme sigurie, besimi dhe bashkëpunimi për zhvillimin e biznesit të tyre.

Delegacioni është pritur edhe nga ministri Gjiknuri, i cili i ka ftuar që të investojnë në Shqipëri.
 
Redaksia Online