Lefter Maliqi në Kuvendin e Berishës: Vij si pjesë e opozitës së bashkuar! Sot presim ndryshimin e madh, Basha dhe Bardhi patën dje përpëlitjet e fundit

 

Ish-deputeti Lefter Maliqi i është bashkuar Kuvendit të Sali Berishës, ndërsa tha për gazetarin e Report Tv, Ermal Qorin e sot pret 'ndryshimin e madh'. Sipas Maliqit, dita e sotme do të bashkojë opozitën, teksa shtoi se dje Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi 'patën përpëlitjen e fundit'.

"Nuk jam delegat, jam opozitar, pjesë e opozitës së bashkuar, mirënjohës i Berishës për ato që ka bërë për qarkun e Beratit. I vetmi që pavarësisht gabimeve që ka bërë PD, ndryshimet gjatë drejtimit të tij kanë qenë të dukshme. Edhe unë jam i prerë në besë nga Lulzim Basha. Luli me Bardhin dhe shoqatën e tij ka patur përpëlitjet e fundit. Sot është shi, bereqet, sot presim ndryshimin e madh, dhjetori i dytë edhe më i madh se ai i 1990. Sot është bashkimi i opozitës. Sot gjithë opozita e bashkuar është me Sali Berishën", tha ai.


Lajmi kryesor:

Kuvendi i Berishës si miting, miraton Statutin e ri të PD! Delegatët votojnë me ngritje dore, si u numërua vullneti i 4934 personave?! Basha shkarkohet me 4446 vota, vetëm 36 kundër


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg