Legalizimet,Basha: Ramës s'ia bëri
goja të thotë "më falni që ju mashtrova”

Legalizimet,Basha: Ramës s'ia bëri<br />goja të thotë "më falni që ju mashtrova”
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas aktivitetit të kryeministrit Rama ku shpërndau 2002 legalizime të reja dhe u shpreh se për 9 muaj është bërë aq sa qeveria e kaluar bëri në 8 vite.

Referuar fjalës së Ramës, Basha shkruan në rrjetin e social se Kryeministri u kthye ne vendin e kryemashtrimit për legalizim falas dhe nuk ja bëri goja të thotë "më falni qe ju mashtrova”.
 
Më tej Basha është ndalur edhe te premtime e Ramës, të cilët sipas tij nuk janë mbajtur.
 
“As legalizime falas, as ulje taksash, as ulje çmimi për energjinë, asnjë vend te ri pune për be. Rrena boll, dhe shkatërrim pa kufi. Legalizimet me shtrenjte, taksat u rriten për herë të dytë, çmimi i energjisë u rrit, papunësia dhe varfëria po ashtu”- shkruan Basha. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)