Legalizimet, Berisha: Tani,70%
e pagesës, letra me vlerë
Kryeministri përballet me kreun e opozitës, që 2 ditë mè parë premtoi jo vetëm legalizimin e plotë të banesave, por legalizimin e tyre pa ansjë pagesë. Deklarata kur Berisha përuronte rindërtimin e rrugës së Dibrës në Tiranë (foto). Në ceremoni dhe Basha e Bregu.
TIRANË – Kryeministri Berisha ka hedhur sot idenë e re të legalizimit të banesave pa leje: 70% e pagesës do të kryhet me letra me vlerë, për të lehtësuar qytetarët. Kështu Kryeministri përballet me kreun e opozitës, që ditët e fundit premtoi jo vetëm legalizimin e plotë të banesave, por legalizimin e tyre pa ansjë pagesë.
Gjatë përurimit të rrugës së Dibrës në Tiranë, që u rindërtua, Kryeministri, sëbashku me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, garantuan qytetarët për mbylljen e këtij procesi. Kryeministri përgënjeshtroi të gjitha premtimet e kreut të opozitës për çështjen e legalizimeve:
“Edi Rama është armik për jetë a vdekje i ndërtimeve tuaja”, - u tha ai qytetarëve. – “ Mos u mashtroni prej tij për këto arsye: Sa qe kryetar bashkie, ju tregoi buldozerat dhe rruspat. Sa qe ministër kulture, ju konsideroi çeçenë dhe shpellarë. Ai deklaroi se do njohë banesat tuaja dhe do t’i legalizojë ato nga halli. Të gjithëve do i thotë “Kthehuni nga keni ardhur”, sepse ai do i masë ato në zonat turistike me metrin e Koços, sipas xhepit.
PD –ja ka vendosur që për t’ju lehtësuar juve pagesat, 70% t’i paguani me letra me vlera. Po dua t’ju them se asnjë qeveri në një vend të lirë, askërkujt nuk mund t’i falë kujt, pronën e tjetrit. Nuk ka gjykatë në Strasburg të falë pronën e një privati tek një tjetër; ky është një mashtrim i paskrupullt i Edi Ramës. Ai do ju thotë “Kthehuni nga keni ardhur”, por unë ju premtoj se legalizimet do t’i bëjmë brenda këtij viti”, - deklaroi Berisha.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.9%
-
Të gabuar
68.6%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2807
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35
-
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
27 Nëntor, 21:15
-
Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit
27 Nëntor, 21:11
-
Rusia: Gati për të bashkëpunuar me talebanët
27 Nëntor, 21:04
-
Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument
27 Nëntor, 20:40
-
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur
27 Nëntor, 20:30
-
'Ajo duket e dehur', amerikanët të habitur nga gjendja e Kamala Harris në videomesazh: Mesa duket stafi i saj e urren (VIDEO)
27 Nëntor, 20:23
-
Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë
27 Nëntor, 20:11
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet e kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
Policia procedoi 17 deputetë për protestën, Korreshi: Lani sqetullat se na helmuat, e nuk hamë dot përshesh
27 Nëntor, 20:05
-
‘Je plagosur me çadër’, gazetari Mahmutaj tregon në Report Tv shantazhet për 21 janarin: U thash stop manipulimeve, ja si veprova
27 Nëntor, 20:00