Nga muaji gusht i vitit të kaluar, rezulton në fakt se nuk janë dërguar më dosje legalizimesh të objekteve ndërtesë për miratim në Këshillin e Ministrave. Drejtoria Rajonale e Tiranës ka qenë gjashtë muaj pa drejtor dhe kreu i komanduar nuk kishte të drejtë firme. Kjo ka bërë që puna të paralizohet. Po e njëjta gjendje paraqitet dhe në Drejtorinë e Përgjithshme. Kjo drejtori përgatit vetëm dosje të shtesave të pallateve. Ndërsa janë përgatitur dhe miratuar dosjet për shtesat në njësitë e kryeqytetit 1-7, ende nuk ka nisur procesi për njësitë 8-11. Në total janë bërë mbi 270 mijë kërkesa për legalizimin e objekteve informale, ndër të cilat janë verifikuar në terren vetëm 113 mijë. Procesi ka ngecur në dërgimin e dokumenteve nga ALUIZNI dhe institucionet e tjera tek qeveria, që miraton lejen e legalizimit. Deri në qershor të vitit të kaluar ishin dërguar për miratim 54 mijë dosje legalizimi dhe nga këto janë hipotekuar 4.504 objekte ose 1.6 për qind e të gjitha kërkesave. Ndërkohë, paratë që po mblidhen nga procesi i legalizimit s’mjaftojnë për kompensimin e pronarëve të trojeve. Megjithëse qeveria ka futur në lojë edhe pagesën me bono privatizimi, që kushtojnë shumë më pak se vlera e tyre nominale në treg, procesi është bllokuar, kryesisht si pasojë e korrupsionit shumë të përhapur në administratën qendrore dhe ato rajonale. Shumica e personave që kanë bërë pagesat nuk po gjejnë zgjidhjen e parashikuar me ligj, ndërkohë që qeveria nuk merr më vendime për lista të reja.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4230
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në energji! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15