Legalizimet, Lame nga Zall- Bastari: Janë 7700 legalizime të patërhequra nga qytetarët

Legalizimet, Lame nga Zall- Bastari: Janë 7700 legalizime të patërhequra nga qytetarët

Kreu i Kadastrës, Artan Lame

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame, ishte dje në Zall- Bastar për të përfunduar procesin e legalizimit dhe të regjistrimit të tokës bujqësore në këtë zonë.

Para se të ndalej në dorëzimin e certifikatave për tokën bujqësore, Lame tha se viti 2021 u mbyll me rreth 25.500 objekte të legalizuara. Ai theksoi se në zyrat e kadastrës gjenden 7700 legalizime ende të patërhequra nga qytetarët, teksa shtoi se dje u publikua lista me 7683 emra për qytetarët e interesuar.

“Viti 2021, u mbyll me rreth 25.500 objekte të legalizuara. Janë 25.500 familje shqiptare që e përmbyllën këtë proces gjatë këtij viti. Por ka ende shumë qytetarë që vijojnë të kërkojnë me të drejtë avancimin e këtij procesi. Në shumë raste edhe duke i rënë shkurt, me motivin tashmë banal 'meqë nuk bëhet do të thotë që duan lekë'. Mirëpo, unë sot dua të lajmëroj se pranë zyrave tona gjenden 7700 legalizime ende të patërhequra nga qytetarët. Pra, punë e bërë por e papërfituar nga qytetarët. Arsyet mund të jenë shumë, një pjesë e madhe janë banesa emigrantësh, nuk kemi kontakt telefonik, nuk kanë adresa zyrtare, etj. Ne sot po publikojmë listat me 7683 emrat e tyre. Ju lutemi të gjithë qytetarëve të interesuar, të shqyrtojnë këto lista dhe të gjejnë emrin e tyre. Nëse njohin persona nga këto lista ti kontaktojnë dhe t’ua thotë. Këtë lajm të mirë për këto 7700 familje po e japim këtë prag feste, ndërsa në janar do të publikojmë edhe mënyrën se si do të mund të tërhiqen nga qytetarët këto legalizime. E them këtë pasi nuk do doja që të bëheshin pre e gjithë sekserëve që mund të abuzonin me to”, - tha Lame.

Sa i takon Zall- Bastarit, janë administruar dhe trajtuar edhe 33 dosjet e fundit të personave të cilët disponojne AMTP (Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi) dhe që kërkojnë të pajisen me certifikatë pronësie për pasuritë e përfituara sipas ligjit 7501 “ligji për tokën”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adriatik: 14/01/2022 07:17

    Dua tju them se kjo puna e legalizimeve eshte ceshtje Partiake.Po je me PS te vjen legalizimi ke shtepi.Po qe kundra te grisin nga kjo jete.Ku je Enver lule!!Mashtrim pa fund!!Mjere ne ku na ra me jetu!!

    Përgjigju
  • erti: 31/12/2021 13:48

    genjeshtar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania