Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame e ka cilësuar procesin e legalizimeve si të mbajtur peng në 8 vitet e qeverisjes së PD-së, duke mos ecur përpara me këtë proces.
Lame tha se edhe pse ligji ekziston dhe është ndryshuar disa here, nuk i është dhënë fund problemeve me banesat e palegalizuara.
Kreu i ALUIZNI-t pranon se vijojnë ndërtimet pa leje në vend, por shton se krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një rënie të ndërtimit pa leje prej 70-80 %.
Përsa i përket legalizimeve të bëra nga qeveria e mëparshme, Lame thotë se janë krijuar probleme, për shkak se janë legalizuar objekte në zona të mbrojtura.
Sa ndërtime gjithsej ka Shqipëria?
Janë evidentuar 273 mijë ndërtime janë vetëdeklaruar. Në dy vitet e fundit ka ndodhur një proces i keq, pati një shkrehje totale të shtetit, dhe vazhduan ndërtimet pa leje. Banka Botërore ka folur për 80 mijë ndërtime pa leje të paregjistruara. Nuk besoj të jenë kaq, mendoj se janë mbi 300 mijë. Janë rreth 1 milionë e gjysme banorë që janë në dijeni të një shkelje ligjore. Ky proces do të thotë se kjo krizë nuk ka ardhur për shkak të disa njerëzve, por është problem kombëtar, dhe duhet të mendojmë si ta zgjidhim. Edhe sot që flasim, vijon të ndërtohet pa leje. Kjo është shenja e keqe, ndërsa shenja e mirë është që nëse bëjmë një raport me situatën e kaluar kemi një rënie 70-80% të ndërtimeve pa leje. Është një rënie për t’u përgëzuar. Kjo vjen në sajë të një aksioni dhe presioni, “stop se s’mund të vijohet kështu”. Shqiptarët thanë që nuk mund të vijohet kështu, duke shkatërruar vetveten. Kemi shkatërruar territorin, dhe kemi krijuar probleme me njëri-tjetrin. Kemi krijuar një problem që vijon prej 20 vitesh, dhe ende është i pazgjidhur.
Kur ka nisur procesi i legalizimit? Sa ndërtime janë bërë në tokë të tyre, sa në prone publike?
Realisht ndihet rënia e ndërtimeve pa leje. Jo sot kushdo që ndjen të ndërtojë, e fillon këtë proces. Pjesë e kësaj çmendurie në shumë raste ka qenë vetë shteti shqiptar. Në 300 mijë ndërtime pa leje, 1/3 deri ¼ ka ndodhur sepse shteti nuk i ka lejuar, dhe më pas ata kanë vepruar vetë. Përllogariten rreth 67 mijë ndërtime pa leje në tokë të tyre, 1/3 në tokë shtet, dhe 1/3 tjetër në tokë me pronar tjetër, apo ish-pronar. Procesi i legalizimit kanë nisur që në kohën kur në kreun e bashkisë së Tiranës ishte Edi Rama. Fillimisht menduam legalizimet e ndërtimeve pa leje rreth Tiranës, pasi kjo fashë ndërtimesh pengonte zhvillimin e qytetit. U bë një vendim qeverie. Fillimisht ka qenë Meta kryetar qeverie, e më pas Nano. Më pas u pa se kjo ishte pak dhe u kalua tek termi legalizime, dhe deri në 2005 u regjistruar rreth 60 mijë vetëdeklarime. Më pas PD bëri një ligj të ri. Ligji i legalizimeve është ndryshuar në 120 pika të tij, pa u gjetur zgjidhje deri në fund. Deri tani rreth 7 % e tyre janë legalizuar, për të tjerat ka probleme.
Këto që shpërndani ju, janë tituj pronësie?
Po mbahen të varur, po të bëhej legalizimi nuk do e shihnin më veten të varur ndaj Sali Berishës. Jua ka shpifur jetën deri në fund, duke ua premtuar në çdo fushatë. Po të kishte vullnetin për ta çuar procesin më përpara, do ishte bërë më shumë. Rama i shpërndan sot çertefikatat, dhe me të drejtë kërkojnë rrugë, investime, etj. Këtë detyrë ka shteti, që t’i sigurojë një jetë normale këtyre njerëzve. Shteti duhet t’u tregonte këtyre qytetarëve ku të vendoseshin apo jo, dhe mos të krijohej kjo situatë. Thelbi i procesit të legalizimeve, ishte legalizimi i këtyre banesave. Por tek ndërtimet pa leje nuk janë shumica shtëpi fukarenjsh, por janë lokale, biznese, etj. Shumica e legalizimeve të bëra deri më tani janë klube e lokale, dhe jo banesat e hallexhinjve. Janë legalizuar objekte të ndërtuara pa të drejtë në zona të mbrojtura. ¾ e gjyqeve në të cilat sot është ALUIZNI, në kauzë janë legalizimet e bëra, për shkak të problemeve që janë krijuar me fqinjët, me pronarët realë, etj.
Në këto 9 muaj ju sa keni legalizuar?
Dokumenti i parë i legalizimit ka filluar të ndahet në prill të këtij viti. Gjatë muajve të parë që erdhëm në qeveri, u munduam të kuptojmë se çfarë ndodhte me këtë thesin e madh. 6 muajt e parë, të majtës do t’i duhet të rregullojë letrat e dosjet, sa herë të vijë në qeveri. Kjo ka ndodhur në 1997, 2005 dhe tani në 2013. në u detyruam të harxhojmë një kohë pafund për të parë në ç’situatë ishim. Në mars dolën ekipet tona në terren për të filluar matjet. Dhe deri në 15 maj janë bërë 8800 matje në terren. Është turp se çfarë quan dosje opozita. Sot ne duhet të bëjmë çdo gjë nga fillimi dhe pa arkëtuar asgjë, pasi arkëtimet janë bërë nga ata më parë.
Thatë që janë bërë 8800 deri më tani. A ka një datë kur përfundon kjo punë për 300 mijë ndërtimet?
Nëse tarifa paguhet menjëherë, bëhet një ulje prej 20%, pra nëse paguhet brenda 1 muaji. Ndoshta mijë për mijë nuk ka për t’u mbyllur asnjëherë në Shqipëri. Brenda 4-vjeçarit të parë ne synojmë të mbyllim procesin e legalizimeve në vend. paralelisht me këto do vijojë procesi për legalizimet e veçantë, të shpërndara dhe ato brenda qyteteve. Për këtë kategori ka më shumë probleme. Është një pjesë që do vazhdojë edhe mbrapa këtij katërvjeçari pasi realizimi i procesit për disa raste të tilla përfundojnë në gjyq për shkak të problemeve me pronësinë. Dhe kjo krijon vonesa. Përmasa e madhe e të gjitha zonave informale dhe fashave rrethuese të qyteteve që duhen legalizuar përfundon brenda 4-vjeçarit.
Me aktet e reja ndryshon çmimi i truallit?
Ndryshon dhe bëhet më fleksibël. Vetëdështimi i PD në legalizimet është një eksperiencë. Së pari se tregon se si disa gjëra duhen ndryshuar, dhe së dyti tregon se si duhet të bëhen gjërat për të mos dështuar. Për shkak të çmimeve bëhej që në Tiranë të vijonin legalizimet dhe në qytete të tjera të mos kishte interes, pasi çmimi i legalizimit është më i lartë se vlera e truallit.
Çfarë nuk do të realizohet dhe çfarë do të prishet?
Gjatë diskutimeve që u bënë në kuvend edhe në Komisione ka patur një sërë diskutimesh. Ka interes që njerëzit të bëjnë procedurat e legalizimit, por për çmimin do të diskutojmë më vonë. PD nuk do të ky proces, kjo torturë çerek shekullore të përfundojë. Por ky proces do të përfundojë.
Redaksia online
(es/arsh/Shqiptarja.com)