Legalizimet/ Lista e re, emrat e pronarëve që marrin 4.5 milion euro

Legalizimet/ Lista e re, emrat e pronarëve që marrin 4.5 milion euro

Këshilli i Ministrave ka miratuar listën e radhës të përfituesve të kompensimit për shkak të zënies së pronave të tyre të patundshme nga ndërtimet pa leje në process legalizimi. Kompensimin financiar e përfitojnë pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet informale në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Kamzë-Vorë, Elbasan, Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Kukës.

Masa e kompensimit në total sipërfaqeje është 44.381,6 m², ndërsa vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 545.797.214,89 lekë, sipas listës që publikohet më poshtë.

Për kompensimin e pronarëve do të përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen.

Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Kamzë-Vorë, Elbasan, Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Kukës do të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

Ky vendim do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

( Kliko këtu ) Listat e plota

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë