Janë mijëra ndërtime pa leje që priten të legalizohen në qytetin e Durrësit.

Që pas vendimit të dalë për legalizimin e apartamenteve, ku çdo qytetar që ka blerë apartament në një pallat të pa legalizuar mund ta legalizojë atë, është shtuar numri i kërkesave për legalizim.

Problematike ngelet zona e ish kënetës dhe kodra e Durrësit ku qytetarët nuk janë paraqitur për të legalizuar pronat e tyre.
 
Mijëra ndërtime pa leje priten të legalizohen në qytetin e Durrësit. Drejtoria e ALUIZNI-t në Durrës ka deklaruar se janë dhjetra apartamente të cilat priten të legalizohen.  

Në fakt duhet të ishin pronarët e pallatave ata që duhej të siguronin dokumentat e pronësisë por këta pronarë kanë shkëputur kontaktet me blerësit e apartamenteve.

Në këto kushte udhëzimi që lejon zyrën e ALUIZNI-t që t'i legalizojë apartamentet veçmas pallatit, ka bërë që të shtohen kërkesat për legalizim të tyre.

Deri më tani janë bërë 50 vetëdeklarime nga kjo kategori sqaron kreu i zyrës së ALUIZNI-t, Flamur Gjuzi.
 
Janë edhe një numër pronarësh ndërtimesh pa leje në ish kënetë apo në kodrat e Durrësit të cilët nuk janë paraqitur ende për të legalizuar objektet e tyre e që janë ftuar edhe një herë nga Aluiznit për t’u bërë pronarë ligjitimë të pronës së tyre.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com