TIRANE- ALUIZNI ka bërë publike listën emërore të 529 qytetarëve në Durrës të cilëve u është printuar leja e legalizimit. Agjencia bën me dije se 200 prej qytetarëve në listë duhet të paraqiten në Drejtorinë Durrës për të tërhequr lejet e legalizimit. Ndërsa 329 qytetarët e tjerë duhet te paraqiten prane deges se ALUIZNI - t Shijak per tërheqjen e lejeve te legalizimit.

“U bëjmë thirrje qytetarëve dhe sidomos emigranteve që e kanë ndërtimin informal në truallin në pronësi të vet, të certifikuar nga ZVRPP me certifikatë pronësie, të paraqiten menjëherë pranë zyrave tona Durrës, Fushëkruje apo Shijak. Këtyre personave do tu mundësohet pajisja me leje legalizimi brenda një harku kohor 3-5 dite” thekson Agjencia e legalizimeve në një njoftim zyrtar për shtyp.