TIRANE - Megjithëse ka kaluar më shumë se një muaj nga miratimi i ligjit që zgjat afatin e faljes fiskale, asnjë veprim nuk mund të kryhet, përsa kohë që ministria e Financave nuk ka ende gati udhëzimin për zbatimin e tij. Udhëzimi është zvarritur, pasi iu është lënë Tatimeve dhe Doganave të bëjnë korrigjime, që të mos përsëriten gabimet e së kaluarës për legalizimet fiskale.
Maksim Muçi i Shoqatës së Ndërtuesve thotë se “ata që kanë punuar në kohën e krizës, edhe mund të përfitojnë, por ky proces është një farsë”. Ndërsa Xhavit Curri, ekspert i fushës fiskale, e konsideron “vrastar” rikthimin e procesit të amnistisë.
Sipas ligjit të ri, afati për zbatimin e amnistisë shtyhet deri më 31 dhjetor, por rregullat se kush dhe si përfiton mbeten të njëjta, thjesht ka një zgjatje në kohë të procesit të zbatimit të faljes së mëparshme.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com